Loading...

 

Një person është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për përndjekjen e një vajzë 19 vjeçare në rrethin e Përmetit.

Ermal Kalemi, 27 vjeç, banues në Këlcyrë u arrestua pasi sipas forcave blu në mënyrë të përsëritur ka ndjekur, fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike e verbale, si dhe nëpërmjet thirrjeve telefonike, shtetasen R.K 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallëzim.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme, për veprën penale ” Ndërhyrje të padrejta në jetën private” Neni 121/a i Kodit Penal.

Loading...
Loading...
Loading...