Loading...

Ajo është studente por nuk do që bota ta njohë për aftësitë që do të shfaqë në sektorin e punës pasi të mbarojë universitetin, por në një mënyrë tjetër. 22-vjeçares i pëlqen kur e shikojnë në rrugë për shkak të pamjes që ajo ka.

E reja ka injektuar material mbushës te buzët aq sa i ka fryrë trefish, por nuk është e kënaqur me aq.

22-vjeçarja Andrea Emilova Ivanova, nga Sofia e Bullgarisë, thotë se ka bërë 15 operime dhe ka shpenzuar më shumë se 2500 dollarë që buzët e saj të duken në modë. Ajo nuk mendon se duhet ta lërë me aq.

Vajza është studente në një universitet të Sofies, dhe këmbëngul se kjo është moda tani në vendin e saj. Ndërkohë ajo ka mbledhur mbi 15 mijë ndjekës në Instagram. Sipas vajzës, “fansat” e mbështesin të gjithë për këtë vendim që ka marrë me trupin e saj.

Loading...
Loading...
Loading...