Loading...

Instituti i Sigurime Shoqërore ka përgatitur një skedë informuese për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave që janë në prag pensioni, apo që kanë dalë në pension për të përfituar shtesat që u garanton ligji. Përveç pensionit të ple-qërisë, që duhet të plotësohet mosha dhe periudha e sigurimit për ta përfituar, për të marrë shtesa të tjera sipas parashikimeve ligjore duhen plotësuar një sërë dokumentesh. Referuar ske-dës së publikuar nga ISSH-ja, mësohet se dokumentacioni i detyrueshëm për të marrë pension pleqërie është: fotokopje e kartës së identitetit të vetë personit, certifikatë familjare, e cila merret nga portali “e-Albania” ose DRSSH, certifikatë martese (kur ka ndryshim mbiemri) nga Zyra e Gjendjes Civile, deklaratë për vitet e punës, vetë personi; librezë pune, librezë kontributesh, vërtetim për periudhën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për meshkujt Qendra e Personel- Rekrutimit dhe diploma e shkollës së lartë (e detyrueshme vetëm për femrat).

Ish-të dënuarit politikë
Për rastet e ish-të dënuarve politik kërkohen dokumente shtesë. Sipas skedës së ISSH-së, personi duhet të përfshijë në dosje vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore Zyra e Gjendjes Gjyqësore.

Nënat me shumë fëmijë
Për nënat me shumë fëmijë, ISSH-ja bën të ditur se duhet të paraqesin tri certifikata. E para, certifikatë lindjeje e fëmijëve, e cila merret nga portali “e-Albania”, ose nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore; certifikatë martese e fëmijëve, që merret nga “e-Albania”, ose DRSSH. Ndërsa për rastet kur janë ndryshuar gjenaralitet, përfituesi duhet të bëjë pjesë të dosjes vërtetimin nga njësia administrative/bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit dhe vërtetim nga qendra e fundit e punës për ndryshimet e gjeneralitetit.

Loading...
Loading...
loading...