Loading...

gomonia

Jo pak, por plot 2 ton kanabis sativa janë kapur në Itali, ndërsa në pranga janë vënë 5 shqiptarë. Gomonia e gjatë 8 metra është kapur në zonën e Ancona, Itali.

Policia bën të ditur se gomonia me lëndën narkotike është nisur nga Shqipëria.

Operacioni është bërë në zonën e Fanos në Ancona. Policia italiane ka bërë të ditur se, skafistët ishin fshehur poshtë urë së hekurudhës.

Aty do të bëhej edhe shkarkimi i drogës që më pas do të shpërndahej nëpër Itali. Agjentët e policisë i kanë kapur 5 skafistët shqiptarë në flagrancë, ndërsa kanë sekuestruar edhe mjetin lundrues prej 8 metrash.

Loading...
Loading...
Loading...