Loading...

aksidenti itali

Vdes ne aksident nje 17 vjecar shqiptar ne Itali. Armando Bali, rezident në Terlizzi, ka humbur jetën, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Peugeot” dhe një motor, që u përplasën përgjatë rrugës provinciale 107 që lidh Terlizzi me Giovinazzo-n, në San Martino. Të dy viktimat udhëtonin me motor.

I riu shqiptar ishte shtruar në reanimacion në spitalin Bonomo të Andria-s, por ka humbur betejën me vdekjen.

I lindur në vitin 1999, shqiptari ishte i dashuruar me volejbollin dhe jetën, shkruajnë mediat lokale.  Një pasion i lindur në bankat e shkollës dhe me skuadrën e të rinjve të Trelicium Supervolley. I qetë dhe një djalë që rrezatonte lumturi, ai frekuentonte shkollën e mesme, dhe pas disa javësh, do të fillonte edhe vitin e katërt.

244251_m

Armando Bali

 

Loading...
Loading...
Loading...