Italia mbrëmë humbi mundësinë për të prerë biletën për në Botëror pasi u ndal në një barazim 0-0 me Suedinë. Ky verdikt shkaktoi pakënaqësi jo vetëm në popullin italian por kudo në botë që ka tifoz të kombëtares ‘auxurre’, përfshi edhe vendin tonë.

Nëse në bazë të formulës në aspektin e rezultatin Italia mund t’i ketë thënë ‘mirëupafshim’ Botërorit, por për të kalterit ka ende një fije të holle shprese.

Në nenin 7 të rregullores së FIFA-s flitet pikërisht për një rikualifikim të mundshëm të një prej përfaqësueseve të eliminuara, në rast se një prej 32 përfaqësueseve të kualifikuara tërhiqet, ose përjashtohet nga kompeticioni. Në rast se do të verifikohet njëra nga këto dy situata, atëherë institucioni më i lartë futbollistik në planet mund të vendosë të zëvendësojë skuadrën e tërhequr, ose të përjashtuar, me një tjetër ekip. Dhe Italia, në cilësinë e ekipit më të mirë të klasifikuar në vendin e dytë në fazën e grupeve, mund të jetë zgjedhja, duke shtuar gjithashtu edhe kompetivitetin e turneut, raporton telesport.

Për momentin, me vetëm pak muaj larg Botërorit Rusi 2018, është e vështirë të hipotezohet një përjashtim, ose një tërheqje nga ana e ndonjë ekipi përfaqësues të kualifikuar tashmë për në Botërorin 2018. Normalisht, ka kombe në të cilat situata politike është shumë e trazuar, sikurse Korea e Jugut, Nigeria, Irani, Arabia Saudite, Senegal, Egjipti, por për momentin, hipotezat për një rikualifikim të mundshëm të Italisë, janë shumë minimale për tu konkretizuar. Skuadrat deri tani të kualifikuara janë: Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca, Spanja, Zvicra, Anglia, Kolumbia, Meksika, Uruguai, Kroacia, Kosta Rika, Tunizia, Egjipti, Senegal, Iran, Suedia, Serbia, Islanda, Nigeria, Japonia, Marok, Panama, Korea e Jugut, Arabia Saudite.

Konkretisht, precedentët e përjashtimeve dhe rikualifikimeve të bujshme nuk mungojnë në historinë e futbollit, madje edhe në kohën moderne të sportit më të ndjekur, pas viteve 1990. Rasti më elektrizues është ai i Jugosllavisë, në kohën e Europianit të vitit 1992. Për pasojë të shpërthimit të luftës së Ballkanit, përfaqësuesja jugosllave u përjashtua nga enventi më i madh continental. Në vend të ish-Jugosllavisë u rikualifikua Danimarka, e cila si për surprizë më pas shtangu Europën, duke fituar eventin. Kështu, tifozët italianë mund të mbërthejnë fort me thonj shpresën e fundit, për të evituar një tragjedi mbarë kombëtare, që për Italinë përllogarit edhe një dëm ekonomik të kalkuluar rreth 1 miliard euro.

 

loading...