Loading...

Izet Haxhia, ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha do të përballet në gjykatë me fëmijët e Azem Hajdarit.

Gjykata i ka bërë ftesë këtyre të fundit të marrin pjesë në gjyq në cilësinë cilësinë e trashëgimtarëve të viktimës, të ndjerit ish-deputetit Hajdari, mëson gazetari Arsen Rusta për Report Tv.

Kjo ka bërë që seanca të shtyhet. Haxhia ka kërkuar lirinë dhe gjykimin në gjendje të lirë, kërkesë kjo të cilës gjykata nuk i është përgjigjur.

Ftesa i është dërguar gjyqtares Fatmira Hajdari, bashkëshortes dhe fëmijëve të së ndjerit Azem Hajdari, Rudina Hajdarit, Kiri Hajdarit dhe Azem Hajdarit të voglit.

Seanca e radhës është lënë më 18 korrik ora 12 ndërsa pritet nga Gjykata përgjigja e familjarëve të ish-deputetit Hajdari nëse do të marrin pjesë në gjykim, ku do të jetë hera e parë e përballjes së tyre me personin që nga drejtësia shqiptare është i dënuari për vrasjen e Azem Hajdarit.

Izet Haxhiaj e ka mohuar kryerjen e krimit ndërsa ka kërkuar rigjykim pasi pretendimi i tij është se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik me prova e fakte të manipuluara.

Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës.

Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhiaj u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

Pikërisht kjo rihapje e procesit dhe ndryshimet në kodin e procedurës penale përkatësisht neni 58 detyrojnë gjykatën që në seancën e parë ndaj të dyshuarit të njoftojnë dhe trashëgimtarët e viktimës, në këtë rast familjen Hajdari.

Loading...
Loading...
Loading...