Loading...

Në Elbasan u përkujtua 114 vjetori i vrasjes së Papa Kristo Negovanit. Me këtë rast lëvizja “Foleja Kombëtare Shqiptare” asistoi në një meshë në kishën “Shën Maria” në Elbasan e njohur për oponencën e saj me kishën ortodokse greke dhe kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Elida Jorgoni theksoi se shqetësimi i Lëvizjes që përfaqëson , por edhe i mjaft shiptarëve në botë është se nëse grekët po ndërtojnë mijëra varre të ushtarëve të tyre, shteti shqiptar është mjaft mbrapa. Për pasojë Papa Kristo Negovani, sot nuk ka një varr ku të prehet në Negovat. Aktivistja Jorgoni i ka të shumta kritikat ndaj amasadorit tonë në Greqi, por dhe konsullit të cilët paguhen me taksat e qytetarëve Shqiptarë.
At Nikolla Marku, drejtuesi i kishës “Shën Maria” edhe një herë u shpreh kundër drejtimit të kishës shqiptare nga një grek, duke iu referuar kryepeshkopit Anastas Janullatos, ndërsa lartësoi figurën e personit i cili përcolli i pari meshën në gjuhën shqipe.

Pavarësisht kauzës kombëtare dhe se prifti Papa Kristo Negovani humbi jetën më shumë se një shekull më parë për përhapjen e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e kishës, numri i atyre që iu bashkuan meshës ishte i vogël. Skënder Shkupi është i mendimit se shqiptarët janë indiferent ndaj cështjeve të tilla.
Vrasjen e Papa Kristo Negovanit e kishte organizuar dhespoti i Kosturit. Ai erdhi në fshat dhe asistoi në meshën që mbajti gjyshi dhe kur dëgjoi që u mbajt në gjuhën shqipe, u nevrikos dhe si i tërbuar premtoi se do të rikthehej për ta vrarë dhe ashtu bëri. Vec priftit u vra vëllai i tij dhe 25 patriotë shqiptarë. Ata u ekzekutuan me thika e hanxharë nga banda shoviniste greke që dhespoti i kishte sjellë, siç u fol nga fshatarët nga Kreta, të maskuar në pyllin afër fshatit.

Loading...
Loading...
Loading...