Loading...
Loading...

Elbasani gumëzhin nga festa. Mijëra qytetarë kanë mbërritur aktualisht në këtë qytet për të qenë mysafir dhe për të bujtur festën në këtë qytet.
Për pasojë është krijuar fluks i madh automjetesh, veçanërisht në rrugën Elbasan-Tiranë ku ka vështirësi në qarkullim.
Gjithashtu në rrugë ka forca të shumta policie të angazhuara për mbarëvajtjen e festës.
Të gjitha lokalet në Elbasan janë prenotuar dhe gjatë gjithë natës do të performojnë këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Ndërsa në qendër të qytetit do të zhvillohet koncerti i Madh i Ditës së Verës.

Loading...
Loading...
loading...