Ja çfarë thotë Rama për katër të mbyturit në Vlorë

30

Rama i është përgjigjur komentit të një qytetari i cili ironizon Ramën duke e pyetur nëse ka roje bregdetare aty ku kryeministri bën pushimet.

Rama i është përgjigjur duke thënë se në asnjë nga plazhet ku ndodhet ngjarjet tragjike nuk mund të vendosen roje bregdetare.

Përgjigjia e Ramës:

Gafurr, ti s’ke faj se mendja jote xhiron vetem kur i ben thirrje barku per ushqim dhe ty eshte e kote te te mundosh duke te kerkuar te pertypesh edhe informacionet, pervec ushqimit, por meqe merr persiper kot te nxjerresh edhe fjale nga zorret, po jap informacionin si me poshte jo qe te bindesh ti se sa kot rron po qe me kete rast ta lexojne edhe te tjeret:

Pjesa e bregut te Vlores ku ka ndodhur fatkeqesia me djalin e vogel, as nuk perdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i eshte dhene ne asnje centimeter per perdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty eshte ende ligjerisht kantier ndertimi!

Ndersa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishte ne Triport, eshte nje plazh i eger, i cili nuk eshte fare ne listen e plazheve te miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomise dhe Turizmit e per rrjedhoje, ashtu si ne cdo vend te botes, ku fatkeqeisht ndodhin kudo tragjedi te tilla, nuk ekziston asnje detyrim qe te kete sherbim ruajtes.

Te tjerat jane brockulla te ziera ne kazanin mediatik e politik, per arsye e qellime qe vetem me humanizmin nuk kane asnje lidhje.