Loading...

Një grua është vrarë në fshatin Vagalat të Memaliajt, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes. Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç. Në orët e para të ditës së sotme ka qenë burri që ka lajmëruar fqinjët dhe të afërmit e tij për ngjarjen.

Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit thotë për Report Tv se në orën 04:00 ka shkuar në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak dhe të dëmtuar në krahun e majtë, pasi ishte goditur me sende të forta në kokë, ndërsa burri u ka thënë që të mos e prekin se e kanë vrarë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa i dyshuari i parë është burri i saj, Skënder Hoxha. Bashkëshorti është shoqëruar nga policia ku po pyetet nga grupi hetimor. Report Tv sjell pamjet nga banesa, ndërsa në një cep të saj të fshehur janë gjetur edhe disa fishekë.


Report Tv mëson se çifti kishte disa ditë që ishte ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku banonin. Nuk dihet shkaku i kthimit të tyre në fshat dhe nëse kanë pasur grindje mes tyre. Policia po heton nëse është burri personi që e ka goditur dhe dhunuar apo dikush tjetër. Çifti ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Këtë vit Shqipëria është tronditur disa herë nga krimet brenda familjes nga Tirana në Ballsh dhe Vlorë.

Vrasja në Memaliaj, në banesën e çiftit gjenden fishekë

Gjatë kontrollit në banesën e çiftit Hoxha në fshatin Vagalat të Memaliajt janë gjetur disa fishekë të fshehur në një cep të banesës. Skënder Hoxha është shoqëruar nga policia pas ngjarjes, pasi është i dyshuari kryesor se mund të jetë ai që mund të ketë vrarë gruan.

Loading...
Loading...
Loading...