Loading...

Gjatë tërmetit të rënë ditën e sotme raportohet se ka pasur dëme të shumta në banesa, kryesisht ato të vjetra në qarkun e Elbasanit.
Sipas emergjencave civile mësohet se kanë pësuar carje dy pallate, nje tek kinezët e tjetri ne afersi te elektrikut në Elbasan dhe një shtepi e vjetër në lagjen Kala.
Dëme të shumta banesash raportohen në disa shtëpi në Librazhd, konkretisht ne Orenje, Polis dhe Lunik.
Në bashkinë e Cërrikut në fshatin Gjyralë nje banesë ka pësuar carje. Edhe në Peqin raportohen banesa të prishura.
Emergjencat civile jane duke evidentuar një për një të gjitha dëmet.

Loading...
Loading...
Loading...