Loading...

Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në mbarë vendin mund të njihen tashmë me strukturën e vitit shkollor 2019-2020. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot urdhrin e përbashkët të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Sipas këtij urdhri, në arsimin bazë mësimi do të fillojë në 16 shtator 2019 dhe do të përfundojë në 12 qershor 2020, ndërsa pushimet do të fillojnë në 21 dhjetor të këtij viti dhe do të përfundojnë në 5 janar 2020. Nxënësit e arsimit bazë 9-vjeçar do të zhvillojnë provimet kombëtare në harkun kohor 13-30 qershor 2020.

Arsimi i mesëm
Në udhëzimin e përbashkët bëhet me dije se për nxënësit e shkollave të mesme, viti shkollor do të nisë në 16 shtator 2019 dhe do të përfundojë në 19 qershor 2020, ndërsa mësimi për maturantët do të përfundojë më shpejt, në 5 qershor 2020. “Ndërkohë pushimet për arsimin e mesëm të lartë do të jenë po njësoj si për arsimin bazë. Provimet e Maturës Shtetërore 2020 do të zhvillohen që nga data 6 deri në 30 qershor të 2020-ës”, – theksohet në udhëzimin e përbashkët.

Arsimi profesional
Për nxënësit që ndjekin shkollat profesionale, mësimi do të fillojë në 16 shtator 2019 e do të përfundojë në 19 qershor 2020 për nxënësit e klasave të 10-ta (për të gjitha strukturat); për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta (për strukturën bllok 4-vjeçare). Sakaq, për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta (struktura 2+1+1) dhe për nxënësit e klasave të 11-ta (struktura 2+2) viti shkollor 2019-2020 do të përfundojë në 5 qershor 2020. Ndërkohë, maturantët e shkollave profesionale do të përfundojnë mësimin edhe më herët, në 29 maj 2020. Edhe për arsimin profesional, pushimet e dimrit do të fillojnë në 21 dhjetor dhe do të mbarojnë në 5 janar 2020. “Provimet përfundimtare të nivelit I dhe II zhvillohen në periudhën 8-19 qershor 2020. Provimi përfundimtar i nivelit III zhvillohet në periudhën 1-5 qershor 2020. Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 6-30 qershor 2020. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe të gjitha institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar”, – thuhet në udhëzimin e përbashkët firmosur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj si dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Kalendari për arsimin parauniversitar

Fillimi dhe përfundimi i mësimit
† Në arsimin bazë mësimi do të fillojë në 16 shtator 2019 dhe do të përfundojë në 12 qershor 2020.
† Për nxënësit e shkollave të mesme, viti shkollor do të nisë në 16 shtator 2019 dhe do të përfundojë në 19 qershor 2020, ndërsa mësimi për maturantët do të përfundojë më 5 qershor 2020.
† Për nxënësit që ndjekin shkollat profesionale, mësimi do të fillojë në 16 shtator 2019 e do të përfundojë në 19 qershor 2020 për nxënësit e klasave të 10-ta (për të gjitha strukturat); për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta (për strukturën bllok 4-vjeçare).
† Për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta (struktura 2+1+1) dhe për nxënësit e klasave të 11-ta (struktura 2+2) viti shkollor 2019-2020 do të përfundojë në 5 qershor 2020.
† Maturantët e shkollave profesionale do të përfundojnë mësimin në 29 maj 2020.
Pushimet
† Në arsimin bazë, arsimin e mesëm të lartë dhe për atë profesional në arsimin parauniversitar, pushimet do të fillojnë në 21 dhjetor 2019 dhe do të përfundojnë në 5 janar 2020.
Provimet
† Nxënësit e arsimit bazë 9-vjeçar do të zhvillojnë provimet kombëtare në harkun kohor 13-30 qershor 2020.
† Provimet e Maturës Shtetërore 2020 do të zhvillohen që nga data 6 deri në 30 qershor të 2020-ës.

Loading...
Loading...
Loading...