Loading...
Loading...

 

Finalet e Botërorit 2026 do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Një garë e fituar lehtësisht me Marokun. Gjithçka u vendos me votën e vendeve anëtare të FIFA-s në kongresin e mbajtur të mërkurën në Moskë. Kandidatura e përbashkët e tre vendeve mori 134 vota, ndërsa ajo marokene 65. Kjo do të jetë e hera e parë pas vitit 2002 që botërori organizohet nga më shumë se një shtet.

Në atë turne finalet u organizuan nga Japonia dhe Koreja e Jugut. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë janë luajtur më parë finalet e botërorit, ndërsa në Kanada do të jetë hera e parë. Një dështim tjetër i Marokut në përpjekjen e pestë për të mikpritur turneun më të rëndësishëm për ekipet përfaqësuese. Botërori i vitit 2026 do të jetë i pari me 48 skuadra duke i dhënë mundësinë thuajse 1/4 të vende anëtare të marrin pjesë në fazën finale.

Tv Klan

Loading...