Loading...
Loading...

 

Dalin shifrat e të kthyerve nga policia shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sipas Report Tv janë ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar 44 huliganë, të cilët do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat.

Ndërkaq, janë proceduar disa qytetarë grekë, mes tyre edhe një polic nga burgu i Janinës. Po ashtu mes të proceduarve janë edhe dy shqiptarë, të cilët akuzohen për tubim të paligjshmëm.

Bëhet e ditur se policia shqiptare nuk ka arrestuar asnjë person deri më tani.

Loading...