Loading...

Zakonisht martesa është tmerri i meshkujve, jo i femrave. Por kjo vajzë ka vërtetuar se bëhen përjashtime pasi është e dashuruar kokë e këmbë me partnerin, por nuk dëshiron të martohet.

Dyshimi i vajzës që ka fobi ndaj martesës është nëse duhet të marrë përsipër çdo gjë për njeriun që do. Për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e ekspertes E.Jean duke kërkuar një zgjidhje për jetën e saj.

Vajza: Jam e dashuruar me një mashkull të mrekullueshëm. Ne qeshim, flasim, frymëzojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Ai është i vetmi që më kupton shumë mirë, por kur më kërkoi të martohemi, i thashë Jo. Martesa për mua është si vdekje, një rrugë pa kënaqësi, jetë me pak seks, vetëm mendimi i martesës më bën të kem kriza ankthi. Dhe po, nëse po pyesni, prindërit e mi janë ende të martuar. Unë nuk po pres që të vijë dikush më i mirë në jetën time. Unë thjesht nuk dua të martohem. Çfarë të bëj? Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të. Në anën tjetër, nuk mund ta imagjinoj jetën time me të. Të lutem më ndihmo!

E.Jean: Mos e fut veten në vështirësi kaq të mëdha. Nuk ke dëgjuar kurrë për divorc? Dhe unë jam kundër martesës pasi e dua lirinë por jam e martuar. Madje jam martuar dy herë. Ka dalë një libër rreth martesës që ta sugjeroj. “Nuk dua: Një histori kontradiktore e martesës” nga Susan Squire.

Loading...
Loading...
Loading...