Loading...

Ja postimi i Zjarrfikëses Gramsh:

Te dashur miq!
Para dy vitesh, ne repartin tone te zjarrfikesve u paraqit nje djale me emrin Alban Laçi i cili jetonte ne Suedi. Ishte ndjekes i rregullt i faqes zyrtare te MZSH Gramsh dhe kerkoi te falenderonte ekipin tone per punen e bere dhe per shpirtin luftarak qe kane treguar dhe tregojne ne misionin e tyre per shpetimin e jeteve njerezore dhe te prones.
Albani, i emocionuar nga puna dhe sakrifica e zjarrfikesve te repartit tone, shprehu menjehere gatishmerine e tij per te ndihmuar ne plotesimin e nevojave te ngutshme me disa veshje dhe paisje. Nuk kaluan as dy muaj dhe ky premtim u realizua. Ne repartin e ZF erdhen veshje zjarrfikesi, te cilat i dorezoi zoti Moshe Kucukkaya,nje djale suedes, i cili per nje muaj rresht punoi vullnetarisht bashke me djemte e ZF Gramsh.
Abani dhe Moshe u kthyen ne Suedi me premtimin se do te benin te pamunduren per te sjelle ne repartin tone ndihma te tjera per te rritur cilesine e sherbimit ne kete sektor te rendesishem per qytetin tone.
Ne bashkepunim me shoqaten “Levizja e Solidaritetit te Zjarrfikesve” Brandmännens solidaritetsrörelse me qender ne Suedi, ata arriten te sigurojne nje pakete ndihmash me paisje shume te domosdoshme per sherbimin e MZSH Gramsh, te cilat, pas nje udhetimi 4-ditor dhe duke bere 3000 km rruge, i dorezuan para disa ditesh prane repartit tone.
Si shef i zjarrfikses Gramsh, me duket e pamundur te gjej fjalet e duhura per te falenderuar keta miq me zemer te madhe, keta djem qe vijne nga Suedia, me deshiren e madhe per te kontribuar per qytetin tone.
Mirenjohje per ju, Alban Laçi !
Mirenjohje per ju, zoti Moshe Kucukkaya dhe shoqaten “Levizja e Solidaritetit te Zjarrfiksve”Brandmännens solidaritetsrörelse ne Suedi !
Nga sot ju jini miq dhe qytetare te nderuar te Gramshit!🚒🚒💪💪❤️

Loading...
Loading...
Loading...