Loading...

Nga Beqir SINA – NYC

“New York Times: 21 maj 1911” – “Shqiptaret raca më e bukur në Europë”

NEW YORK CITY: Ashtu si çdo vit, Nju Jorku ka zhvilluar konkursin më të rëndësishëm të bukurisë, Miss New York. Në këtë garë ka arritur të triumfojë një shqiptare, e cila la pas shumë vajza të tjera, po aq të bukura të racave të tjera nga mbarë planeti.

Por, nuk është rastësi që për një per her të dytë, në një kohë relativisht të shkurtër dy vajza të bukura shqiptare, arrijnë që të rrëmbejnë kurorën e më të bukurës, në metropolin e botës New York City – “Miss New York USA 2019”.

Tre vjet më parë, ishte një shqiptare tjetër që konkuronte në konkursin e bukurisë – ishte një vajzë nga Puka, e lindur në Amerikë, Serena Buçaj, e cila kishte fituar kurorën Miss New York USA 2016, dhe, ishte ajo që do të garonte për New Yorkun në Amerikën në konkursin Miss USA 2019 , për të fituar kurorën e më të bukurës (të cilën ajo nuk e fitoi).

Këtë vit është një 27-vjeçare e quajtur Florinda Kajtazi me origjinë nga Kosova, që ndonëse jeton gjatë në Yonkers, Nju Jork, dhe ka konkuruar më parë por pa sukses, është pikërisht ajo që ka fituar kurorën e Miss New York USA 2016 – duke qenë për këtë edicion edhe vajza më e bukur e Nju Jorkut .

Përveç çmimit të madh, të Miss Nju Jorkut, Florinda, ka arritur gjithashtu të rrëmbejë edhe çmimin Miss Fotozhenia.

Asaj i u dha çmimi Miss New York nga fituesia e vitit të kaluar, Genise Suero, ku kurora e “Mbretëreshës së Bukurisë”, edhe kesaj radhe shkoi për Bukurin e vajzave shqiptare, pikerisht asaj që tani do të shkojë edhe në sfilatën e më të bukurave të Amerikës, në edicionin e 68 të Miss SHBA, për të ëndërruar edhe kurorën e me të bukurës së Amerikës .

Miss New York 2019 – Florinda Kajtazi – me bukurinë e saj – elegancën, thjeshtësin e bukurinë femrës shqiptare – ishte në paradën shqiptare të shtunën, në një “lumë” kuq e zi- që parakaluan në rrugën Amerika – Paradën Shqiptare, së bashku me një grup vajzash shqiptare të veshura me kostumet folklorike.

Ndërsa, ajo qëndronte në sheshin Amerika, u fotografua nga gazeta Bota sot me flamurin shqiptar, duke bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy pëllëmbat e dorës, në paradën e dedikuar 75 vjetorit të Çamërisë , ku ajo ishte vendosur në krye të marrshit të mijëra shqiptarve, dhe mbante shiritin-fashën e “Honored Marshall” të Paradës Shqiptare, së bashku me ish kongresmenin republikan të Nju Jorkut, Joseph Dioguardi – kryetar i lobit të parë dhe të vetëm shqiptar Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane.

Ish kongresmeni me origjinë arbëreshe Joe Dioguardi – kryetar i lobit shqiptar në këtë paradë, kishte ardhur si çdo vit me atë Kadillakun e tij të vjetër dhe në veturën e tij, të zbuluar dhe në sedilen e pasme në këmbë, qëndronte duke pershendetur njujorkezet përgjatë paraklimit në rrugën “America Avenue” duke promovuar bukurin shqiptare, dhe duke marrshuar kuq e zi me mijra të rinjë e të reja shqiptar në Paradën kuq e zi për Çamërinë
.
“Jam shumë krenar që jam shqiptar arbëresh amerikan. Jam shumë i lumtur që jam me ju sot,” citohet të ketë thënë DioGuardi.

Fotografi Aleks Selimaj nga studioja e tij “AlexSelimaj Photografer” i cili ka sjellur në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, një foto të Miss New York – USA 2019, shqiptares Florinda Kajtazi, sjell në vëmendje një artikull u botuar në “New York Times: 21 maj 1911” – ku shkruhet se “Shqimtaret janë racat më të bukura të shqiptarëve në Europë”.

“Nëse shkoni në Konstandinopojë, do të gjeni se burrat më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”. (New York Times: 21 Maj 1911)

“Ata janë raca më e bukur në Europë, ata janë shumë të bukur, me flokë të errët dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri, dhe ecja e tyre është kënaqësi për t’u parë, kështu që vallet e tyre janë kur konkurrojnë dhe janë këngë e valle që sjellin një kënaqësi të veçantë. Ligjet janë elegancë dhe forcë së bashku. Ata janë skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Nëse shkoni në Konstandinopojë, do të gjeni se njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë “.(New York Times: 21 Maj 1911)

https://www.facebook.com/beqir.sina/media_set…

Loading...
loading...
Loading...