Loading...

Janusz Bugajski

Si Rusia ashtu dhe Kina janë fuqi ekspansioniste që kërcënojnë interesat perëndimore në të gjithë globin. Sidoqoftë, mes tyre nuk ka aleancë të qëndrueshme, por një partneritet evolutiv për të ulur ndikimin e SHBA-së. Një politikë e zgjuar dhe strategjike e SHBA do të inkurajonte konkurrencë dhe konflikti mes Moskës dhe Pekinit, nga çfarë perëndimi mund të përfitojë.

Ndonëse Rusia mbetet kundërshtari kryesor afat-shkurtër i Perëndimit, Kina po zhvillohetdrejt (të qënit) një kërcënim mëafatgjatë. Rusia është një agresor revizionist që përpiqet të përmbysë botën trans-Atlantike, por mundësitë e saj janë në rënie dhe, shumë shpejt, ajo do të jetë e preokupuar me trazira të brendshme dhe një krizë pasaardhësi. Kina është një konkurues global që po përparon në mënyrë të graduale, me një ekonomi në rritje dhe një strategji të qëndrueshme për të kaluar Europën dhe Amerikën. PBB-ja e Kinës është shtatë herë më e lartë se ajo e Rusisë dhe popullsia e saj dhjetë herë më e madhe. Ushtria e Kinës po tejkalon atë të Rusisë, e cila po përballet me ulje të mëdha të buxhetit, ndërsa ekonomia ka ngecur.

Në skenarin më të keq, një aleancë e madhe midis Rusisë dhe Kinës do ta zgjaste qëndrimin kërcënues të Rusisë, dhe do t’i mundësonte Kinës të zgjeronte ndikimin e saj ekonomik në Europë dhe të shpërbënte mundësitë amerikane. Sipas një skenari alternativë pozitiv, Uashingtoni do të inkurajonte mosmarrëveshjet mes dy kundërshtarëve të tij kryesorë dhe do të dobësonte partneritetin e tyre kundër perëndimit, teksa ato i devijojnë burimet e tyre kundër njëra-tjetrës.

Ekzistojnë tre rajone në të cilat Uashingtoni mund të ndjekë një strategji përçarëse: Lindja e Largët e Rusisë, Azia Qendrore dhe Arktiku. Kina duhet të mbështetet për të zgjeruar ndikimet e saj në provincat ruse të Siberisë dhe ato të Lindjes së Largët, rajone ku ajo hoqi dorë nga pjesë të mëdha territoriale në shekullin e XIX. Aspiratat e Kinës drejtohen nga demografia dhe ambicia ekonomike. Përpjekjet për të rifituar ato territore për Kinën do të kishin rëndësi simbolike dhe strategjike.

Përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, afërsisht 4.3 milion rusë janë përballë mbi 109 milion kinezëve, shumë prej të cilëve do të jenë në kërkim toke, pune dhe burimesh. Fluksi i qëndrueshëm i punëtorëve kinezë drejt Rusisë tregon se Pekini, gjithnjë e më shumë, e shikon fqinjin e saj verior jo vetëm si një furnizues të lëndëve të para, por edhe si një ofrues të ardhshëm të tokës për popullsinë e tij dinamike dhe në rritje.

Një komunitet kinez në rritje në Rusi do t’i mundësojë Pekinit të bëhet politikisht më ndërhyrës për t’i mbrojtur ato, pikërisht ashtu si Moska deklaron se po mbron rusisht-folësit teksa ndjekaxhendën e saj ekspansioniste në Europë. Pekini mund të pretendojë territor dhe burime që janë në kufi me Kinën dhe të cilat ai mund t’i zhvillojëekonomikisht në mënyrë më efikase. Në gjeneratën e ardhshme, shumë (territore) ruse në lindje të Uralit mund të kthehen në një protektoriat kinez.

Penetrimi kinez në rritje do të krijojë fërkime me Moskën dhe do të nxisënjë strukturim ushtarak përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Devijimi i aseteve ushtarake ruse drejt“teatrit lindor” do të hiqtenjë presion të konsiderueshëm nga Europa dhe do të zvogëlonte kërcënimet që Moska paraqet për anëtarët dhe partnerët e NATO-s. Kjo, gjithashtu, mund të kufizojë ekspansionizmin kinez dhe të devijojë burimet e Pekinit për mbrojtjene kufijve të saj veriorë dhe perëndimorë, duke forcuar kështu pozicionin e Amerikës në parandalimin e agresionit të Pekinit në Lindjen e Largët.

Azia Qendrore gjithashtu mund të kthehet në një fushë të dobishme beteje midis Rusisë dhe Kinës. Nisma e Rripit dhe Rrugës së Kinës është krijuar për të nënshtruar vendet (që ndodhen) përgjatë rotës që ajo kanëaxhendën ekonomike dhe politike. Kjo përfshin uljen e ndikimit të Moskës dhe dobësimin e aleancave të saj rajonale. Uashingtoniti duhet të jetë më aktiv në mbështetjen e pavarësisë të të pesë shteteve të Azisë Qendrore dhe në krijimin e një ngërçi konkurrues midis Pekinit dhe Moskës. Në këtë lojë shahu strategjish, duke përfshirë furnizimin me energji, investime ekonomike dhe bashkëpunim ushtarak, Uashingtoni mund të ndihmojë udhëheqësit vendas t’i rezistojnë presioneve imperialiste ruse dhe kineze dhe t’i detyrojë dy grabitqarët kundër njëri-tjetrit.

Në arenën e Arktikut, Moska llogariti se mund të mbizotëronte në Rrugën e Detit Verior dhe të monopolizonte qasjen në pasuritëminerale polare. Sidoqoftë, klimanë ngrohje, rënia e industrisë ruse së ndërtimit të anijeve dhe prania në rritje e fuqivetë tjera, përfshi Kinën, i kanë sfiduar ambiciet e Kremlinit. SHBA i duhet të forcojë pozicionin e saj duke sfiduar përpjekjet e Rusisë për të kontrolluar rrugët detare të Arktikut, ndërsa gjithashtu kontrollon mundësitë e Kinës. Kjo do të kërkonte përfshirje më të guximshme diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, duke refuzuar (krijimin)e zonave të përjashtimit ekonomik përgjatë shtratit të detit Arktik.

Rusia është duke u kthyer në “vëllain e vogël të Kinës”, një përmbysje e roleve të tyre si në kohën e carizmitashtu dhe në atë të komunizmit. Kërcënimi i sanksioneve më të forta perëndimore kundrejt Rusisë, përfshi eksportet e saj të lëndëve djegëse, në rastse ajo ndërmerrndërhyrje të mëtejshme ushtarake kundër fqinjëve të saj, do të rezultojë në një varësi edhe më të madhe ekonomike nga Kina. Kjo do të çojë në rritjen e pakënaqësisë në Moskë dhe në përshkallëzimin e fërkimeve politike me Pekinin, të cilat Shtetet e Bashkuara mund t’ishfrytëzojnë në avantazhin e tyre strategjik.

Loading...
Loading...
Loading...