Loading...

DASHI

Duhet te bëni sa me shume lëshime ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata edhe mund te ndërlikohet. Beqaret nuk do kenë aspak sukses ne dashuri dhe jeta për fat te keq do ju duket ende e trishtuar. Financat do jene delikate dhe kjo do ju pengoje te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme. Mos ngurroni ta pranoni ndihmën e te afërmve.

LEXO EDHE:
Horoskopi/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme? Bëni kujdes…

DEMI

Sot do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj ju te dashuruarit. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjate gjithë kohës dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm e vetëm për te mos mbetur te vetmuar, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Ne planin financiar do ju dalin plot te papritura dhe do ju duhet te shpenzoni me tepër.

BINJAKET

Ne tërësi kjo e sotmja do jete një dite mjaft e qete. Do jeni gjithë kohës te kujdesshëm me çdo gjë qe do i kërkoni partnerit dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqaret do enden sa ne një vend ne një tjetër duke kërkuar dashurinë e madhe, por sot serish do jene pa fat. Ne planin financiar duhet te merrni disa masa ne mënyrë qe te siguroni edhe një te ardhme te ndritur.

GAFORRJA

Dite e mbushur me aventura te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ju duket vetja si adoleshente dhe do e shfrytëzoni çdo çast ne maksimum. Beqaret qe nuk kane besuar kurrë ne dashuri me shikim te pare do surprizohen me tepër nga te gjithë. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë menjëherë dhe do bëni edhe investime afatgjata.

LUANI

Dite e mbushur me emocione pozitve dhe me pasion te madh do jete kjo e sotmja. As vete nuk e kishin imagjinuar se emocionet do ishin kaq te mëdha. Beqaret nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin sepse ne fakt edhe ashtu si janë ndihen për mrekulli. Buxheti do ketë përmirësimet e para pas disa arritjeve ne planin profesional. Me pak me shume këmbëngulje do arrini edhe me tepër.

VIRGJERESHA

Ka rrezik qe problemet ne çift te thellohen edhe me shume sot. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Beqaret do gjenden ndërmjet dy zgjedhjesh te vështira dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mire është t’ua vene veshin këshillave te miqve besnike. Ne planin financiar do bëni te pamundurën qe te ruani ekuilibrin.

PESHORJA

Dielli do e ngrohe atmosferën ne çift gjate kësaj dite kështu qe ju ne çdo moment do ndiheni mire dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Për beqaret gjithashtu do ndodhe papritur një takim, i cili mund te ndryshoje gjithçka. Ja qe ndonjëherë gjerat me te bukura bëhen pa plan. Shpenzimet do dini si t’i kryeni gjithë kohës ne mënyrë qe gjendja te mbetet e kënaqshme.

AKREPI

Dite pozitive do jete kjo e sotmja për çështjet e zemrës. Do jeni tej mase sensuale dhe entuziaste ju te dashuruarit. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te lëndojnë veten. Hapa duhet te hedhin vetëm kur te jene shume te sigurte. Ne planin financiar do jeni tej mase ambicioze dhe do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni gjendjen. Për këtë mundet edhe te rrezikoni.

SHIGJETARI

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni kokëfortë te dyja palët dhe nuk do hapni rruge për asgjë. Beqaret do jene ne humorin duhur për ta kërkuar dashurinë e madhe. Për ta shume gjera di ndryshojnë njëherë e mire. Buxhetin menaxhojeni me maturi te madhe nëse nuk doni te mbeteni shpejt pa para. Nëse familjaret duan t’iu ndihmojnë mos iu thoni “jo”.

BRICJAPI

Dite e mbushur me çaste te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do buzëqeshni gjithë kohës kur te jeni pranë partnerit dhe rrahjet e zemrës do shumëfishohen. Beqaret nuk duhet te flirtojnë me çdo person qe do iu dale para sepse mund te krijojnë përshtypje te keqe për veten. Buxhetin do e keni shume kujdes dhe do mbani një gjendje te qëndrueshme.

UJORI

Nëse doni qe gjerat mes jush dhe partnerit te ecin sa me mire sot, duhet patjetër te ndryshoni disa zakone dhe te shmangni rutinën. Beqaret do e marrin ditën ashtu si t’iu veje dhe do përjetojnë kënaqësi te paimagjinueshme. Me e rëndësishme është qe ne asnjë moment nuk do ndihen vetëm. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është te merrni masa dhe për te ardhmen duke hequr disa para mënjanë.

PESHQIT

Ka rrezik te zhgënjeheni nga partneri juaj sot dhe do e vuani tej mase këtë gjë. Marrëdhënia me atë qe keni ne krah nuk ka për te qene kurrë si dikur. Beqaret do jene ne kërkim te personave me poste te rëndësishme, por për fat te keq nuk do ja arrijnë qëllimit përfundimtar. Gjendja financiare do ketë përmirësime shume me te mëdha kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe disa investime për qejfin tuaj.

Loading...
Loading...
Loading...