Loading...

Pas një periudhe 19 mujore në ZRPP/Kadastra Vendore Librazhd vendosa te largohem nga kjo detyrë. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të punoj në këtë zyre duke pritur dhe zgjidhur me qindra probleme pronesie të komunitetit te bashkisë Librazhd dhe bashkisë Prrenjas. Me këtë rast dua t’ju kërkoj ndjese kujtdo qe ka menduar se ne nuk i kemi zgjidhur problem për arsye të ndryshme, jemi munduar të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore për të ndihmuar çdo kënd në mënyrë korrekte dhe pa asnjë dallim apo interes personal.

Kjo zyrë sot merr fryme lirisht, çdo kush merr shërbimin e duhur pa asnjë lloj burokracie apo arrogance.

Jam i kënaqur me stafin që pata mundësinë të punoj, ata janë për mua janë heronj të vertetë, të cilët cdo ditë 8 orë por dhe me shumë, si edhe në ditët e pushimit kanë sakrifikuar për të mbaruar te gjitha dosjet/aplikimet e prapambetura prej më shumë se 5 vjet. Sot ska asnjë dosje të prapambetura të pa trajtuar nga kjo zyrë.

Mirënjohje për të gjithë ata që ma besuan këtë detyrë sa aq të vështirë por aq dhe fisnike.

Respekte per te gjithe !🙏🙂 –shkruan Fatmir Brazhda ne faqen e tij në facebook.

Loading...
Loading...
Loading...