Loading...

Kishte jetuar gjithë jetën, dhe jo pak por një shekull, në një fshat të humbur të Oregonit, në Shtetet e Bashkuara. Bëri 5 fëmijë dhe për dekada rregulloi flokët e gjithë zonjave në lagjen e saj.

Një jetë e qetë, aq sa anonime. Por Rose Marie Bentley nuk do të imagjinonte kurrë që do të hynte në histori…pas vdekjes.

Zonja kishte vendosur të dhuronte trupin e saj pas vdekjes për studimin shkencor, pikërisht Universitetit të Shkencës në Portland. Duke bërë autopsinë rutinë, studentët e mjekësisë zbuluan sekretin e zonjës, që vetë nuk e kishte kuptuar kurrë. Ajo kishte të gjithë organet të vendosura në të kundërt.

Zemra ndodhej në të djathtë, ashtu dhe stomaku, ndërsa mëlçia në të majtën, me parregullsi në mushkëri dhe në shpretkë.

Një rast i rrallë, i quajtur “situs inversus” , një rast klinik i rrallë që zakonisht nuk lejon një jetë normale.

Në histori, vetëm dy persona kishin jetuar mbi 70 vjet, dhe asnjë 99 vjet sa zonja Rose Marie.

Loading...
loading...
Loading...