Loading...

Shqetësimi i çdo muaji mund të cilësohet pa frikë fatura e energjisë elektrike. Duhet thënë se disa paisje harxhojnë më shumë energji se të tjerat.

Më poshtë ne po rendisim paisjet që harxhojnë më shumë energji elektrike dhe që harxhojnë edhe kur janë fikur. Ato janë karikuesi i telefonit.

Shumica prej nesh e harrojnë karikuesin në prizë, por nuk e kanë idenë se ai harxhon. Konsumi mesatar i energjisë i një karikuesi është 0.26 W, duke mos e përdorur atë arrin në 1 W deri në 5 W.

Edhe me mikrovalën ndodh po e njëjta gjë. Nëse ajo nuk hiqet nga priza mund të konsumojë 3 W më shumë. Kuptohet se në se nuk doni të harxhoni duhet ta hiqni nga priza.

Kompjuteri edhe kur nuk punoni dhe është ende në prizë mund të konsumojnë deri në 21 W. Dhe së fundmi është makina e kafes , pasi keni mbaruar punë me të hiqeni nga priza. Në të kundërt ajo do të konsumojë rreth 1W më shumë.

Loading...
Loading...
Loading...