​‘Juventus e fiton Championsin, Buffon e fiton Topin e Artë’

Antonie Griezmann beson se Juventus do ta mposht Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve dhe Gianluigi Buffon do ta mposht Cristiano Ronaldon për Topin e Artë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann duket se ende është i zëmeruar pas dy finaleve të humbura të Ligës së Kampionëve nga Real Madrid dhe katër herë radhazi eliminimit.

Ai gjatë një interviste për Cadena Ser ka thënë se Juventus do ta fitojë Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Realin në finale.

Për më shumë, francezi po ashtu beson se edhe Gianluigi Buffon pastaj do ta fitonte Topin e Artë, duke lënë mbrapa Cristiano Ronaldon.

“Juventus do ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe kështu Buffon do ta fitojë Topin e Artë”, tha Griezmann.

“Finalet dhembin më shumë se gjysmëfinalet, sepse ju mendoni se do ta fitoni trofeun, pastaj ju humbni dhe kjo dhemb shumë”.

Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet me 3 qershor në Cardiff të Uellsit. /Express/Infoelbasani.al

loading...