Loading...

Nuk është dhe aq keq të dashurohesh me një njeri të pasur, i cili mund të ketë jahte, helikopterë edhe shtëpi në çdo kryeqytet të botës.

Në fakt, kjo mund të jetë ëndrra e çdo vajze e lum ato që i bëjnë realitet ëndrrat e tyre.

Në këtë botë fantazish na ka futur prezantuesja Fatma Haxhialiu, e cila, ditën e djeshme na ka prezantuar me “babushin” e saj pasanik.

Siç ka përshkruar vetë në foton e bërë publike, personi në fjalë është i krimbur në para dhe duket që e mban prezantuesen në pëllëmbë të dorës.

Ajo shkruan përbri fotos:

Ai ka 5 yachte, 4 helikoptere, charter, koleksion makinash epoke, nje shtepi ne cdo kryeqytet evropian, por sigurisht une dashurova shpirtin e tij te bukur. Nuk më intereson çfarë thoni të dua ‘sugar daddy’ im”.
E kush mund të ishte tjetër ky plak bukurosh, veçse bashkëshorti i Fatmës, të cilin ajo e ka shprehur në dhjetëra raste se e dashuron pafundësisht?

Mania e filtrit që është bërë viral kohët e fundit i ka kapur të gjithë, e Fatma ka përfituar nga rasti për t’i shprehur në një formë tjetër dashurinë njeriut të saj të zemrës.joq.al

Loading...
Loading...
Loading...