Loading...

Nazim Neziri është emri i shqiptarit nga Kosova, i cili ka mbajtur plot 96-të herë Ramazanin.

Ai është 105-vjeç dhe ka filluar që në moshën 8-vjeçare të mbaj Ramazan. I moshuari tregon se mbajtja e Ramazanit i sjell atij qetësi shpirtërore.

Ai ka thënë për RTV Dukagjinin:

Tre muaj kam agjëruar. Muajin Shaban, Rexhep dhe tash Ramazanin. Ramazanin e kemi prit hasret. Kur vjen iftari të shtohet jeta. Shtrohet buka, bën iftar falet Akshami, pastaj falet Teravia. Ka dashur Zoti që muslimani të agjërojë.”
I moshuari tregon edhe se më parë njerëzit mbanin më shumë Ramazan.

Më tej ai ka thënë:

Në të kaluarën më mirë e kanë agjëruar Ramazanin. Ka pasur “shyhret”. Tash po hanë shumë [në Ramazan]. Kur vinte iftari gëzoheshim shumë. Thirrnim hoxhën dhe dhjetë apo dymbëdhjetë tjerë për iftar. Pastaj falnim Teravinë. Sevap është në Ramazn të agjërojmë.”
Nazim Neziri ka tetë nipa dhe 12 stërnipa.

Loading...
loading...
Loading...