Loading...

Anila Hoxha është 47-vjeçarja e cila për më shumë se një muaj ka ngelur e paralizuar në krevat. Anila jeton në lagjen Sheq i Madh të Fierit, ku një mëngjes teksa shkonte për në punë u sulmua nga qentë endacakë. Shtylla e saj kurrizore u dëmtua jashtë mase, duke sjellë edhe paralizimin.

Deklarata e Anilës:

Më shqyen nga xhupi. U rrëzova. Nuk jamë as për vete as për gjë. Si puna ime mund të jenë edhe gra të tjera.”
Ndërsa bashkëshorti i saj Armando Hoxha shprehet se nuk ka mundësi që të përballojë shpenzimet e familjes apo dhe vizitat e bashkëshortes ai kërkon ndihmë për familjen e tij prej 5 anëtarësh.

Bashkëshorti shprehet:

Ka një muaj gruaja shtrirë. Nuk kam lekë.”
Problematika e qenve endacak është ngritur disa herë, pasi jashtë çdo kontrolli, dhe të paushqyer, ata bëhen të rrezikshëm, gjë e cila u vërtetua edhe me vdekjen e 61 vjeçares në Dyshnik të Beratit ditë më parë.

Loading...
Loading...
Loading...