Loading...

 

Kuajt e detit mund të lindin deri në 200 bebe, ku vetëm pak prej tyre mund të mbijetojnë në ujërat e oqeanit.

Edhe pse është diçka e çuditshme dhe e padëgjuar, tek speciet e kalit të detit janë meshkujt ata që janë të aftë të lindin kuaj bebe. Kali i detit është shpallur si mashkulli i vetëm në botë që sjell në jetë të vegjlit e tij. VOA ka publikuar një video ku shihet një kalë deti mashkull gjatë procesit të lindjes në Stacionin Detar Smithsonian.

Specialistët thonë se kali i detit mund të lindë deri në 200 bebe në të njëjtën kohë. Vetëm 0,5% e bebeve mbijetojnë deri në moshën madhore në det. Kali i detit i mban vezët për 45 ditë dhe më pas i lind të vegjlit e tij. Sipas një miti kali i detit qëndron pranë partneres së tij për gjithë jetën dhe nuk e ndërron asnjëherë atë. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme për tu fshehur, pasi e ndryshon ngjyrën e trupit varësisht nga ambienti që e rrethon me qëllim që t’iu shpëtoi grabitqarëve të detit.

Kali i detit përdor bishtin e tij për të luftuar nëse është e nevojshme. Luftimet zakonisht bëhen në periudhën e çiftimit. Femrat rrihen më mes veti për të fituar mashkullin, të cilit do të ja deponojnë vezët, e më pas ai do t’i lind ato, me qëllim që të vazhdohet jeta. Po ashtu kali i detit lufton edhe për territor dhe burime të ushqimit.

Ndryshe nga shumica e llojeve të kafshëve, tek speciet e kalit të detit janë meshkujt ata që mbesin shtatzënë dhe lindin bebe. Kjo video tregon një kalë deti mashkull gjatë lindjes në Stacionin Detar Smithsonian në fillim të këtij viti. Specialistët thonë se kali i detit mund të lindë deri në 200 bebe në të njëjtën kohë. Vetëm 0,5% e bebeve mbijetojnë deri në moshën madhore në det.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Mardi 6 août 2019

Loading...
Loading...
Loading...