Loading...

Ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre. Behet fjalë për Miranda Rirën, e cila është kallëzuar nga kreu aktual i kësaj bashkie, Nuri Belba.

Kryebashkiaku Nuri Belba, teksa ka dorëzuar kallëzimin penal për “shpërdorim detyre”, në dokumentin dorëzuar ne organin e akuzës ka argumentuar edhe rastin për të cilin ka bërë padinë.

Ish-kryetarja e LSI-së, Miranda Rira, akuzohet për tenderin e ndërtimit të “fushës së sportit” në Prrenjas, dhe sipas pretendimeve të Belbës, paraardhësja e tij ka shpërdoruar detyrën.

Loading...
Loading...
Loading...