Loading...
Loading...

Kamerat e sigurisë kanë arritur që ta filmojë një person i cili me datë 13 mars të këtij viti rreth orës 14 e 15 në një lokal në rrugën B në Prishtinë i ka vjedhur kuletën nga çanta një gruaje e cila ishte e ulur afër tij.

Në videon e dërguar, ankuesja me inicialet K.SH, ka kërkuar që nëse dikush i gjen dokumentet e saj ta kontaktojë.

“Dje me datë 13.03.19 rreth orës 14:15 në një lokal në rrugën B në Prishtinë, një person i moshuar me një bashkëpunëtor ka vjedhur kuletën time nga çanta ashtu siç vërehet në videon e mëposhtme. Ju lus ta shpërndani këtë video me të tjerët dhe ndoshta dikush mund t’i identifikojë personat ose nëse dikush i gjen dokumentat, të më kontaktojë. Faleminderit”, ka thënë ajo./b.s/

Loading...
Loading...
loading...