Loading...

Kamerat e sigurisë në një lagje në Karolinën e Jugut kanë kapur momentin kur një burrë është goditur nga rrufeja.

Në pamjet e publikuara, Romulus McNeill duket teksa kalon rrugën në një ditë me shi kur papritmas rrufeja shkarkon tek çadra që ai mbante në dorë.

Në dorën e majtë ai mbante çadrën ndërsa në të djathtën kishte çelësat dhe po shkonte drejt makinës.

Në momentin që goditet nga rrufeja ai e hedh çadrën në tokë. Vetëm disa sekonda pas goditjes, ai e merr sërish çadrën nga toka dhe largohet si të mos kishte ndodhur asgjë.

Bashkë me videon ai shkruante në Facebook:

Kamerat kapën eksperiencën time të çmendur me vetëtimën. Jam mirnjohës që ia hodha pa dëmtime serioze.”

Burimi:Mail Online|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...