Loading...

Një kamion i tonazhit të rëndë që po udhëtonte në drejtim të Burrelit është përmbysur në Shkopet.

Mjeti kishte rrezik të përfundonte në liqen, por për fat të mirë është përmbysur në anën e sipërme të rrugës.

Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë shoferit të kamionit duke e nxjerrë nga kabina.

Sipas dëshmitarëve drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm disa plagë të lehta. Ndërkaq, shkaku i përmbysjes së kamionit nuk bëhet ende me dije.

Loading...
loading...
Loading...