Loading...

Një çift me 28 vite diferencë janë mësuar që t’i shohin të gjithë me habi kur dalin në publik.

Dhe, vështrimet e çuditshme nuk i marrin vetëm se ajo është modele dhe se ai është një 54-vjecar, i cili drejton motor për personat me aftësi ndryshe.

54-vjeçari Mason Reese dhe 26-vjeçarja, Sarah Russi nuk ngjajnë fare si çiftet e zakonshme që jemi mësuar të shohim.

Sarah është modele dhe i pëlqen shpesh që të vishet në mënyrë ekstravagante ndërsa Mason është vetëm 1.4 metra i gjatë dhe preferon më shumë të veshë rroba të rehatshme.

Ata i shprehën dashurinë njëri-tjetrit vetëm një javë pas njohjes.

Mason nga Nju Jorku tha:

E vërteta është se unë nuk e shihja veten si mashkull që mund t’i bija në sy. Kur e shihja sa e bukur ishte, nuk mendoja se do të dashurohej me mua. Kur shfaqi interes për të qenë në një lidhje dashurie me mua, u habita si çdo njëri prej jush.”
Ai e pranoi se shumë njerëz e kanë pyetur shpesh nëse janë bashkë për interes, ndërsa Sarah-n e pyesin shpesh nëse po rri me të për para.

Por, 26-vjeçarja ka sqaruar se edhe pse më parë ka dalë me burra për para, ky rast bën përjashtim, pasi lidhja e tyre është e bazuar tek dashuria e sinqertë.

Burimi:Mail Online| JOQ Albania

Loading...
loading...
Loading...