Loading...

Kaos automjetesh tek “Kryqëzimi i Cërrikut”.
Mund të konsiderohet edhe si “kryqëzimi i Ferrit” për drejtuesit e automjeteve. Ky është kryqëzimi më problematik dhe më me trafik në këtë qytet për shkak se kryqëzohet rruga nacionale Durrës-Elbasan- Qafëthanë e më tej, me rrugën që lidh Elbasanin me disa qytete të Shqipërisë së Mesme si Cërrikun, Gramshin, Belshin, Kuçvën, Beratin etj.
Pothuaj për çdo herë në këtë vend ka trafik. Por më shumë konstatohet në orët e para të mëngjesit dhe në mesditë.
Sipas shoferëve që na shkruajnë në redaksi, shpesh aty mungon edhe policia, dhe drejtuesit e automjeteve e rregullojnë vetë trafikun. Por ky nuk është plotësisht faji i policisë. Kjo për arsyen se mungon edhe semafori dhe një mbikalim ose nënkalim.
Për këtë ktyqëzim janë bërë me dhjetëra kronika, por askush nuk e ka vrarë mendjen ndonëse pasojat i vuajnë qytetarët.
Edhe sot drejtuesit e automjeteve dërgojnë foto e na shkruajnë se vargu i makinave është i gjatë në të katër kahet e rrugës dhe se u është dashur të presin me minuta të tëra të bllokuar në trafik.
Problem mbetet fakti se ende nuk ka asnjë prespektivë për zgjidhjen e këtij shqetësimi në të ardhmen.

Loading...
Loading...
Loading...