Loading...

Komunikata e Policisë Elbasan:

Kapet dhe ndalohet autori i dytë i dyshuar për “Vjedhje me armë” në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, pas një pune intesive, të mirë-organizuar dhe të pandërprerë, kanë bërë të mundur lokalizimin , kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të dyshuar i cili ishte shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasin: A.M., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi : Më datë 13.12.2018, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin XH.T i cili është arrestuar më parë, në kërcënimin e armës i kanë vjedhur një varse flori shtetasit S.B., 33 vjeç, banues në Elbasan

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”.

Loading...
Loading...
Loading...