Loading...

policia

Specialistët  për  Krimet e  Rënda, në  Drejtorinë Vendore  të  Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

Dritan Panxhi,   37  vjeç, banues në  Elbasan.

Ky shtetas,  u ndalua nga efektivat e policisë,  gjatë ditës  së djeshme pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 29.04.2016, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”  për veprën penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet  76  dhe  22  të Kodit Penal.

Ky shtetas, më datë 12.03.2016 në  Lagjen  “Kongresi i Elbasanit”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,  në ambientet e një lokali dyshohet të ketë  tentuar të vrasë me thikë  shtetasin A.E, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Loading...
Loading...
Loading...