Loading...

Në Turqi janë arrestuar në flagrancë pesë persona. Mbi ta rëndon akuza për kontrabandën e një substance shumë radioaktive që përdoret në reaktorë të energjisë bërthamore.

Mësohet se një sasi prej 18.1 gramësh nga kjo substancë u gjet e fshehur në një makinë.

Substanca radioaktive ishte mbështjellë me një qese dhe ishte fshehur nën një shkop ingranazhi tek makina.

Kjo substancë njihet me emrin ‘’kaliforniumi’’. Këtë emër e ka marrë sepse u sintetizua në vitin 1950 në një laborator në Universitetin e Kalifornisë.

Ajo përdoret për të prodhuar armë dhe reaktorë bërthamorë, elementi gjithashtu ka një gamë përdorimesh në jetën civile.

Ta transportosh atë është shumë e rrezikshme dhe dyshohet se mund të përdorej për qëllime të errëta.

Bëhet ditur se substanca u dërgua në Agjencinë Turke të Energjisë Atomike (TAEK) për një analizë të detajuar dhe se vlera e saj është 72 milionë dollarë.

Loading...
Loading...
Loading...