Loading...

Një zog i vogël dhe tepër i rrallë është kapur ditën e djeshme në Vlorë. Zogu është kapur në kampin e unazimit të Orikumit, ku një ekip i përbashkët i AOS dhe kolegëve unazues hungarezë nga MME (BirdLife Hungari) filluan unazimet e para për 2019.

Zogu i kapur njihet si Cërla (Emberiza pusilla). Ky zog është specia më e re që i shtohet listës së shpendëve të Shqipërisë.
Ai është parë edhe në zonën e Dumresë.

Ajo ç’ka e bën më të papritur praninë e Cërlës së vogël është se zona e saj e shpërndarjes shtrihet në Evropën verilindore dhe në Azinë e veriut, në Estoni, Bjellorusi, Rusi, Siberi deri në detin e Beringut në veri të Oqeanit Paqësor. Madje pika më e afërt e shpërndarjes me Shqipërinë është rreth 1800 km larg.

Cërla e vogël është vërtet e vogël, vetëm 12-14 cm në gjatësi. Folezon kryesisht në zonën e taigës dhe shtegton në stinët e tjera për të dimëruar në zonat subtropikale të Indisë së veriut, Kinës së jugut dhe pjesët veriore të Azisë juglindorë.

Vrojtimet në Evropë janë tejet të rralla ndaj dhe prania e saj në Shqipëri duhet të interpretohet vetëm si lëvizje endacake dhe jo e lidhur me moratoriumin.

Loading...
Loading...
Loading...