Loading...

Dy person kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur pasdite në fshatin Selitë, Njësia Administrative Mollas.

ELBASAN- Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Kamuna të Cërrikut ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Viktimat janë Agron Shermadhi 48 vjeç banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet e përplasur si dhe Agim Menci 50 vjeç i cili drejtonte një karrocë të mbushur me misër që tërhiqej nga një gomar.

Ndërkohë dy drejtuesit e automjeteve, që kanë mbetur të plagosur janë Doris Shermadhi nipi i viktimës Agron Shermadhi si dhe Andis Hysa.

Pikërisht karroca e viktimës Agim Menci dyshohet të jetë bërë shkak për këtë aksident. Karroca ka dalë nga ara ku viktima kishte mbledhur misër dhe i ka prerë rrugën makinës tip ‘Benz’. Shoferi i kësaj makine D. Sh., banues në Cërrik ka devijuar në mënyrë që ta parakalonte karrocën por më pas është përplasur me mjetin tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna. Në foto shihet gomari i ngordhur dhe karroca e flakur në arë.

Njëri prej të plagosurve është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë ndërsa i plagosuri tjetër po në gjendje të rëndë është në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Loading...
Loading...
Loading...