Ish Drejtori i Arkivave, Kastriot Dervishi, zbulon një fakt të padëgjuar më parë për Rexhep Qosen.

Sipas z. Dervishi në relacionin e përgatitur pas vizitës së tij mes të tjerash citohet se ai ska botëkuptim tjetër veç atij marksist-leninist. Por veç kësaj në këtë relacion flitet edhe për fakte të tjera që e kompromentojnë figurën e Qoses.

Ja çfarë shkruan Kastriot Dervishi:

Herë pas here Rexhep Qosja jep mendime për zhvillimet politike në Shqipëri. Gjithmonë dihet se çfarë do të thotë ai, pavarësisht artikulimit të fjalive që sjell. Disa mendime të tij të dikurshme, kam dëshirë t’i përcjell në këtë postim. Bashkëpunëtori shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Rexhep Qosja qëndroi në Shqipëri më 6 – 28 janar 1970, me ftesë të Universitetit të Tiranës. Për këtë vizitë, më 6 shkurt 1970 Androkli Kostallari përgatiti një relacion të cilin ia dërgoi Behar Shtyllës. Ndër të tjera, për Rexhep Qosjen, në këtë relacion (të gjatë) thuhet:

-Në studimet e tij dhe në takime me shokë të ndryshëm, ai ripohoi se “s’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist” se do të mundohet të zbatojë metodologjinë marksiste – leniniste, pavarësisht se sa ia arrin kësaj gjëje.

-Gjatë vizitave të ndryshme dhe në biseda ai u shpreh me entuziazëm për sukseset e ndërtimit socialist në Shqipëri. Ai tha se ‘i bëhet zemra mal’ kur shikon zhvillimin e vrullshëm të Shqipërisë në këto 25 vjet që të bindin se si ‘mund të shkurtohet historia’. ‘Kryesorja është, tha ai, është se ju të gjitha këto i bëni duke u mbështetur në forcat tuaja’ ai tha se është i bindur që vetëm socializmi mund ta shpëtonte popullin shqiptar nga gjendja e mjeruar dhe e prapambetur në të cilën ndodhej në të kaluarën. Kjo gjendje, siç tha ai e njihte jo vetëm nëpërmjet leximeve, por edhe përmes kujtimeve të babait të vet, i cili për 12 vjet ka jetuar në Shkodër, pas Luftës së Parë Botërore dhe ka lënë atje të vdekur nga mjerimi, sëmundjet dhe uria gjithë të afërmit e tij.

-Rexhep Qosja tha se krahas përparimeve të mëdha në lëmin ekonomik e kulturor, atij i ka bërë përshtypje të veçantë fakti që në Shqipëri ka ndryshuar dhe fizionomia e njeriut, është formuar njeriu i ri, me tipare të reja. Në mënyrë të veçantë lëvizjet për çrrënjosjen e besimeve fetare dhe për çlirimin e plotë të gruas, ai i çmonte si ngjarje të një rëndësie të madhe. ‘Është shumë domethënëse, tha ai që Shqipëria është vendi i parë në botë pa kisha e pa xhami. Feja, tha ai, topit dhe çorodit ndërgjegjen e popullit, kurse për fat të keq në Kosovë ka ende një ndikim të fortë; atje ka ende medrese dhe gjenden njerëz të cilët në vend që kursimet e tyre t’i falin për të ngritur një shkollë, i përdorin për të shkuar në Qabe”.

loading...