Loading...

 

Katari do të ndihmojë bashkinë e Cërrikut. Kryebashkiaku Altin Toska ka pritur të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Katarit, Z. Hashim Ibrahim Al-Sada.

Ja si e përshkruan Toska takimin:

Një tjetër vizitë e rëndësishme në bashkinë Cërrik. I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Katarit në Tiranë Z. Hashim Ibrahim Al-Sada në një takim me kryetarin e bashkisë premtoi ndërhyrje të rëndësishme në jetën sociale dhe investime në Cërrik.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Katarit në vizitën e tij disa orëshe u njoh me projektet e bashkisë për sistemimin e lagjeve të brëndshme të qytetit, ndërtimin e banesave sociale për shtresat në nevojë, ndërtesa social – kulturore, rikonstruksionet e shkollave e të tjera projekte.

  1. Hashim Ibrahim Al-Sada vizitoi nga afër familjet e strehuara tek ish shkolla e natës Cërrik, themelet e pallateve të ish entit të banesave në qytet si dhe disa vënde atraktive brënda territorit të bashkisë.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Katarit premtoi lidhjen e një miqësie të mirë midis institucioneve tona duke e shtrirë marëdhënien në disa fusha nisur nga ato që cilësuam më lart.

Ndërtim i një pallati për të pastrehët ka qënë një nga synimet dhe premtimet e bashkisë Cërrik dhe ndihma e ofruar nga një shtet i fuqishëm ekonomik si ai i Katarit në këtë drejtim na bën të shohim me besim përpara në përmbushjen e sfidave tona. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...