Kategoria Superiore/ Përfundojne 3 sfidat e para, surprizon Kamza

Janë luajtur sot në orën 14.00 tre ndeshje të vlefshme për Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Surpriza ka qenë skuadra e Kamzës. Ekipi periferik kryeqytetas ka fituar 2:1 në fushën e Luftëtarit të Gjirokastrës. Fillimisht për Kamzën shënoi Racic dhe pjesa e parë u mbyll 0:1. Në pjesën e dytë reagoi Luftëtari që shënoi gol me anë të Bregut në minutën e 63 të takimit. Në fund ka gabuar ekipi vendas. Miraka nga Luftëtari ndërhyri keq në mbrojtje dhe kështu Kamza fitoi penallti. Kjo e fundit u ekzekutua nga ana e Racic, i cili bëri që ekipi nga Tirana të mund të fitojë këtë ndeshje dhe të marrë tre pikë të vlefshme.

Pas fitores, Kamza ka 6 pikë në 5 ndeshje, Luftëtari në 5 ndeshje ka po kaq pikë. Kukësi fitoi kundër Lushnjës me rezultatin 0:2. Dy golat janë shënuar në pjesën e dytë të takimit nga Guri dhe Aliev.Ndersa sfida tjeter midis Vllaznise dhe Flamurtarit ka perfunduar ne barazim 1:1. Për momentin Kukësi ndodhet në vendin e dytë me 10 pikë pas Skënderbeut, kurse Lushnja në vendin e fundit me 2 pikë. Në orën 17.00 luhen dy ndeshje të tjera të Superiores. Skënderbeu luan kundër Laçit, ndërsa Teuta sfidon Partizanin në Durrës.

Luftetari-Kamza      1:2

Vllaznia-Flamurtari  1:1

Lushnja-Kukesi        0:2

Skenderbeu-Laci    17:00

Teuta-Partizani      17:00

loading...