Loading...

 

 

 

Kejvina Kthella, e cilësuar si një nga femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar është kapur mat në momente “të nxeheta” me një nga futbollistët, më të njohur shqiptar.

Mbrëmjen e djeshme Kejvina, postoi në Instastoryn e saj një video, ku shfaqej në shoqërinë e Françeska Jaçes. Por vajzat nuk kanë qenë vetëm, pasi Kejvina është fotografuar nga in.tv me futbollistin, Bekim Balaj.

Ky i fundit ndryshe njihet si futbollisti “Don Zhuan”, pasi është përfolur për disa marrëdhënie dashurie me disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar si Elita Rudi, Ilda Bejleri apo edhe me Viola Spiron.

Ende nuk ka pasur ndonjë reagim as nga Kejvina dhe Bekimi, por në përfundim mund të thuhet se shkojnë si çift.

Loading...
loading...
Loading...