Loading...

Kejvina Kthella ndodhej së fundi në koncertin e Malumës që u mbajt në Itali. Së bashku me Kejvinën ishte edhe reperja e njohur Tayna dhe menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika.

Kejvina postoi shumë foto e video nga koncerti ku shfaqej duke shijuar muzikën e Malumës. Ndërsa ditën e djeshme modelja ka zbuluar se ka patur fatin edhe ta takojë këngëtarin.

Maluma ka pranuar që të bëjë një foto me Kejvinën, e cila e ka postuar në Instagram duke shkruar: “Tani mund të vdes. Mirupafshim botë”.

Bukuroshja shqiptare ka marrë shumë komente në këtë postim, por më epiku ishte ai i Oriola Marashit.

Ajo i ka quajtur “çift i mrekullueshëm” Malumën dhe Kejvinën, por ka bërë një lutje shumë me vend: “Ishalla s’po na dëgjon Natalia”, duke iu referuar të dashurës së Malumës.

Loading...
Loading...
Loading...