Loading...

Romeo dhe Donald Veshaj, dy aktorët e humorit, të cilët kanë qenë mjaft të përfolur sëfundmi në mediat rozë, kanë vendosur të bëjnë ndryshime të mëdha edhe në aspektin profesional. Ata kanë lajmëruar sëfundmi se nuk do të jenë pjesë e formatit të humorit “Al Pazar”.

Kundrejt këtij lajmi ka reaguar Agron Llakaj, personi të cilin dy vëllezërit binjakë e quanin edhe “baba”.

Gjatë emisionit të pasdites në Vizion Plus, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më. Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Teksa bën me dije se kanë rreth një muaj që nuk flasin, Llakaj shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar.


Ai tha:

Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse, por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”.

Loading...
Loading...
Loading...