Loading...
Loading...

 

Numri i grabitjeve të shtëpive në qytetin e Shkodrës sa vjen e rritet.

Hajdutët në një prej qyteteve më të inkriminuar po bëjnë kërdinë. Pre e këtyre ngjarje kriminale ka rënë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Rosela Gjylbegu.

Shtëpia e saj në Shkodër është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar. Hajdutët kanë vjedhur disa sende dhe më pas lajnë larguar pa lënë gjurmë.

Në momentin kur ka ndodhur grabitja asnjë person nuk ka qenë prezent në shtëpi, pasi familja e këngëtares jeton në kryeqytet.

Një lokal pranë zonës së shtëpisë së këngëtares ka rënë gjithashtu pre e grabitjeve ditët e fundit.

Loading...