Loading...
Loading...

 

Këngëtar Sabri Fejzullahu është padiskutim një nga këngëtarët më të mirë muzikës shqiptare ndër vite me një karrierë të lakmueshme të mbushur me këngëë që kanë pbërë historinë e muzikës tonë.

Ai është gjithashtu shumë i dashur për publikun dhe shumë i kërkuar në treg, gjë që i ka mundësuar edhe të fitojë shumë para.

 

Por i ftuar në emisionin “Prive”, Këngëtari legjendar ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij. Sabri zbuloi edhe pasionin e madh për kafshët. Ai u shpreh se në shtëpinë e tij, kujdeset për katër dhi si dhe për 150 pula.

Ai u shpreh: “Unë jam njeri që mbaj dhi të kuqe, atje në Bardhosh ku jetoj. Si dhe 100 deri në 150 pula të shtëpisë”.

Këngëtari ka treguar për “Prive” se kosin dhe djathin i bën vetë në shtëpi. Duke demonstruar edhe si i përgatit produket e bulmetit.

Sabriu tregoi: “Kosin dhe djathin me qumeshtin e dhisë asnjëherë nuk i blej, por gjithmonë i përgatis vet. Kosin e zë, djathin e zë, mbaroj, mar tharmin e djathit, e përziej me një lugë, e mbuloj me diçka të nxehtë, e lë 24 orë dhe pastaj bëhet djathi. Edhe kosin në të njëjtën mënyrë. Jam shumë merakli për gjërat bio”.

Loading...