Loading...

Kjo e diel nuk do të vijojë ashtu siç ka nisur, vetëm me vranësira. Nëse keni bërë plane rishikojini sepse tekat e motit do të jenë të shumta. Në të gjithë vendin parashikohet të ketë reshje shiu, ndërsa breshëri dhe shtrëngatat do të jenë të pranishme më tepër në terrenet malore.

Njoftimi i IGJEUM – Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit

“Sot (e diel dt.14) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.”

Loading...
loading...
Loading...