Loading...

Foto ilustruese

Grusht në lokalet e Cërrikut. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy ngjarje ku protagonistët kanë bërë sherr dhe janë kacafytur nëpër lokale.

Ja çfarë thotë komunikata:

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 09.08.2018, gjatë natës, kanë vjedhur kioskën e shtetasit A. A., vjeç 30, banues në Cërrik, ku kanë marrë disa paketa cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

 

Më datë 09.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit F. A., dhe M. A., vjeç 24 e 25, banues në Cërrik, pasi rreth orës 11:00, në Cërrik, në bashkëpunim, kanë goditur me grushte, shtetasin D. B., vjeç 25, banues në Elbasan. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 09.08.2018, në  Cerrik, gjatë një konflikti në një lokal, janë dëmtuar me sende të forta shtetasit S. H., dhe L. A., vjeç 22 e 26, banues në Cërrik, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...
Loading...
Loading...