Loading...

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten e sotme me lajmin se në vjeshtë nisin punimet për Bypass-in e Fierit.

Kujtojme se ne një takim me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë së 100 fshatrave, Rama e ceku këtë problem duke kërkuar ndjesë.

“Dua të bëj një falenderim për të gjithë ju që erdhët dhe duke veçuar ata që erdhën me vonesë sepse janë më të lodhur nga rruga e gjatë, me ndjesën e bllokimit në Fier, shpresoj që të jetë viti i fundit që të bllokohet rruga në Fier”- tha Rama nga Jala.

Nëpërmjet postimit të tij, Rama bën me dije se punimet për Baypass-in e Fierit do të bëjnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë🌹Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror 😊

Publiée par Edi Rama sur Mardi 21 août 2018

Loading...
Loading...
Loading...